Gjilan

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” shpreh ngushëllimet më të thella familjes të gazetarit Xhavit Salihu

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e gazetarit Xhavit Salihu. Humbja e Xhavit Salihut është e madhe dhe e pazëvendësueshme në fushën e radio gazetarisë. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” shpreh ngushëllimet më të thella familjes Salihu dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve gjilanas. Humbja e Xhavit Salihut në një moshë relativisht të re është e madhe dhe e pazëvendësueshme në fushën e radio gazetarisë. Xhaviti ishte punëtor dhe gazetar që kurrë nuk dorëzohej. Ishte i qetë dhe ecte çdo orë e ditë për të kapur ngjarjet kryesore. Xhaviti do na mungojë në konferencat tona, më takimet tona të përbashkëta dhe mbi të gjitha do i mungojë lexuesve të Radios që me padurim kanë pritur informacionin nga dora e tij. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu. Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”

You Might Also Like