Gjilan

Të përkushtuar për vetëdijësimin e të rinjëve

Sot me 11 Gusht 2020, rreth orës 10:00 , stacionin policor në Gjilan më konkretisht në njësitin e Policisë në Komunitet, e ka vizitu drejtoresha për Rini, dhe Kulturë nga Komuna e Gjilanit, znj. Deniza Limoni.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi lidhur me aktivitetet dhe inkuadrimin e të rinjve në parandalimin e dukurive negative si dhe shpërndarjen e më shumë informacioneve që kanë të bëjnë me vetëdijesimi e tyre në fushën e sigurisë etj.

Po ashtu të dy institucionet si nga Policia Kosovës ashtu edhe nga drejtoria Komunale për Rini dhe Kulturë është vendosur që të mbahen takime virtuale me të rinjtë e Gjilanit, për temat e cekura më lartë në fushën e Sigurisë .

Edhe përkundër masave të shtuara dhe angazhimeve të stafit me orar të zgjatur kundër parandalimit të pandemisë Policia e Kosovës është e përkushtuar që të veprojë dhe punoj për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperuar për të gjithë qytetarët e vet.

You Might Also Like