SPORTI

U debatua për përfshirjen e femrës në Sport (video)

Debati “Sporti s’ka GJINI” është pjesë e projektit “Barazia gjinore në sport”, që po inplementohet nga OJQ “Gruaja Hyjnore” dhe mbështet nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.Në këtë debat u diskutua për përfshirjen e vajzave në sport, sportin shkollor, barrierat që mund të kenë sportistet në karrierë, ndikimi fizik/psiqik i sportit në jetën e një vajze/gruaje, paragjykimet, por edhe për përkrahjen familjare dhe të shoqërisë. Kontributdhënës në këtë debat ishin: Deniza Limani, Drejtoreshë e DKRS-së, Mimoza Shkodra, ish volejbolliste, Sekretare e Federatës së Volejbollit, Mimoza Kadriu, psikologe, Blerim Sylejmani, ish kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor dhe Enver Sadiku, gazetar, njohës i sportit.Projekti ka për qëllim sensibilizimin e opinionit, vetëdijësimin e familjeve dhe vajzave për pjesëmarrjen në sportin profesionist dhe jo vetëm.

https://www.facebook.com/102820284472934/videos/147003813568974

You Might Also Like