SPORTI

Trajneri, referi dhe punëtori më i dalluar për vitin 2022 në Gjilan

Edhe këtë viti, Komuna e Gjilanit ka shpallur trajnerin, gjyqtarin dhe punëtorin më të dalluar për vitin 2022. Për këtë vit këtë epitet e fituan:

Trajneri më i mirë: Benjamin Shabani, trajner i karatesë, ekipi i të cilit arriti të fitojë shumë medalje në arenën vendore dhe në atë ndërkombëtare.

Punëtori më i dalluar sportiv për vitin 2022: Feti Murseli, drjtor në ekipin e futbollit FC Drita, nënkampion i Kosovës në Futboll, kampion vjeshtor këtë vit dhe paraqitje të shkëlqyeshme në garat evropiane.

Gjyqtari më i mirë: Mervan Bejtullahu, gjyëtar me stemën e FIFA-së

Mirënjohjet për më të mirë i ndau Arianit Sadiku, kryesues i Asamblesë Komunale të Gjilanit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like