Gjilan

VV: Premtoi shumë e realizoi pak

Ka premtuar shumë, por ka realizuar pak. Ky është vlerësimi i punës së kreut të komunës, Lutfi Haziri, të cilin e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, e cila para selisë së tij, ka vendosur një bredh të madh me premtimet e kreut të komunës, kurse bredhin e ka dekoruar edhe me fotografi të shumta, gjithsesi degraduese, për punët që nuk i realizoi kryetari.

Ilir Hoti, nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka thënë se Luta ashtu si e ka zakon premtoi shumë e realizoi pak. Hoti tha se ai ka premtuar më shumë çerdhe, kopshte dhe parqe të reja, e ëq nuk u ndërtuan e as mësimi parashkollor nuk u shtua. Po ashtu kryetari i komunës ka premtuar bursa për studentë e kushte më të mira për nxënës ndërkohë që fare pak bursa u ndanë e kushtet në shkolla mbetet ashtu siç ishin.

“Luta premtoi se gjatë mandati të tij si kryetar komune do të sjellë shumë investitorë të huaj vendor në Gjilan, të cilët do të investonin e do të hapnin vende të reja pune por nuk pati investime , as prodhues vendor e të huaj, e si rrjedhojë nuk pati as vende të reja pune” , ka thënë Hoti Vetëvendosjes.

Sipas tij, kryetari i Komunës, premtoi se do ti shlyej borxhet e vjetra ,e ai e futi komunën në borxhe të reja. Po ashtu shpenzoi shumë mjete në hartimin e planeve urbanistike por se ky viti do të mbahet mend si vit i kaosit urbanistik.

Hoti tha se Luta ka premtuar investime të shumta në bujqësi por se bujqit kaluan nëpër shumë vështirësi dhe me më pak ndihma e me më shumë konkurrencë joparimore. Pastaj përkundër premtimeve mungo transporti urban , u premtua trajtimi i ujërave të zeza e ato të tilla janë edhe sot.

Aktivisti i vetëvendosjes tha po ashtu se Kryetari i komunës ka fluturuar shumë jashtë vendit si të ishte ministër i jashtëm e jo kryetar komune dhe se nga kjo Gjilani nuk ka përfituar asgjë.

Hoti më pas ka numëruar disa nga premtimet e kryetarit Lutfi Haziri, që sipas tij, nuk i realizojë kurrë e që janë: Ulje qind për qind të taksave komunale, ndërtimi i sistemit të ujitjes për plantacione bujqësore, milionat e premtuar për bujqësi, se fara e grurit falas për bujqit e nafta për korrje të grurit, ofrimi për bujqit shitjen e produkteve bujqësore në fabrikën e miellit, ulje të tatimit në pronë për 40 për qind, se 50 për qind e buxhetit do të shkojë për familjet që e punojnë tokën, se do të rritet përkrahja e komunës ndaj familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, se do të rritet nivel i pastërtisë në qytet, se do të ndërtojnë parqe kopshte dhe çerdhe t reja, se asnjë zonë e Gjilanit nuk do të mbetet pa ndriçim, se do të depolitizohet arsimi dhe administrata, se do të ketë shërbime të mira shëndetësore, se do të hiqen ujërat e zeza në fshatin Malishevë, se do ti shlyejnë të gjitha borxhet që i ka komuna ndaj biznesit dhe se do të rrisin nivelin e përfaqësimit të grave në ekzekutiv.

 

You Might Also Like