Futboll

đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–: NesĂ«r njĂ« klasike e vĂ«rtetĂ«, skuadrat kanĂ« shumĂ« cilĂ«si

NĂ« konferencĂ«n pĂ«r medie para ndeshjes, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐅𝐂 đđ«đąđŹđĄđ­đąđ§đš kryetrajneri, 𝑹𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’– dhe futbollisti, 𝑮𝒂𝒓𝒌𝒐 đ‘ș𝒊𝒎𝒐𝒏𝒐𝒗𝒔𝒌𝒊 folĂ«n pĂ«r pĂ«rgatitjet dhe pritshmĂ«ritĂ« si dhe u pĂ«rgjigjĂ«n nĂ« pyetjet e tjera tĂ« gazetarĂ«ve prezentĂ«.
Kryetrajneri, 𝑹𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’– theksoi se FC DRITA ka pĂ«rgatitur ndeshjen e nesĂ«rme, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« klasike tĂ« vĂ«rtetĂ«.
“Kishim vetĂ«m tri ditĂ« dhe jemi munduar qĂ« shumĂ« shpejtĂ« tĂ« rikuperojmĂ« forcat dhe tĂ« pĂ«rgatisim ndeshjen e nesĂ«rme. KundĂ«rshtarin e njohim sepse kemi zhvilluar njĂ« ndeshje tashmĂ« me ta dhe nesĂ«r kam besim tĂ« plotĂ« se do tĂ« jetĂ« njĂ« klasike e vĂ«rtetĂ«. Futboll shumĂ« kualitativ, gjithmonĂ« duke iu referuar kualitetit tĂ« futbollistĂ«ve si tek njĂ«ra apo tjetra skuadĂ«r. Skuadra ime Ă«shtĂ« komplet e fokusuar nĂ« ndeshjen e nesĂ«rme, duhet tĂ« jemi tĂ« diciplinuar dhe ta gjemĂ« formĂ«n pĂ«r ta mposhtim skuadrĂ«n e PrishtinĂ«s. E dijmĂ« qĂ« nuk do tĂ« jetĂ« aspak e lehtĂ«, sepse pĂ«rballemi me njĂ« skuadĂ«r qĂ« realisht ka shumĂ« cilĂ«si. Jemi shprehur mirĂ« nĂ« fushĂ«n tonĂ« dhe kam besim qĂ« edhe nesĂ«r do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« ndeshje tĂ« madhe me shumĂ« stil”, ka thĂ«nĂ« đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–.
NdĂ«rsa, sulmuesi ynĂ« 𝑮𝒂𝒓𝒌𝒐 đ‘ș𝒊𝒎𝒐𝒏𝒐𝒗𝒔𝒌𝒊 tha se secila ndeshje Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, prandaj edhe nesĂ«r do tĂ« luftohet pĂ«r fitore.
“Ne duhet tĂ« fitojmĂ« ndeshjen e nesĂ«rme edhe pse Ă«shtĂ« njĂ« ndeshje e vĂ«shtirĂ«. NĂ«se ne duam tĂ« bĂ«hemi kampion duhet tĂ« japim dhe ta marrim mĂ« tĂ« mirĂ«n, tĂ« fitojmĂ« cdo lojĂ«. NĂ« tri ndeshjet nuk kam shĂ«nuar dhe nĂ« ndeshjen e fundit nuk isha fare nĂ« lojĂ«, por shpresoj dhe besoj qĂ« nĂ« ndeshjet e ardhme tĂ« kthehem dhe tĂ« vazhdojĂ« tĂ« shĂ«nojĂ« sa herĂ« qĂ« kam mundĂ«si”, ka thĂ«nĂ« đ‘ș𝒊𝒎𝒐𝒏𝒐𝒗𝒔𝒌𝒊.
Trajneri Nuhiu ka vĂ«nĂ« theksin te pĂ«rgatitja maksimale dhe rĂ«ndĂ«sia e pikĂ«ve nga secila ndeshje, pĂ«r kĂ«tĂ« tha se skuadra dhe djemtĂ« janĂ« tĂ« motivuar dhe pret qĂ« nesĂ«r t’i tregojnĂ« vlerat e tyre.
Trajneri ynë njoftoi se nesër do të mungojnë Besnik Krasniqi dhe Hamdi Namani për shkak të kartonëve, gjersa u pyet me theks të veçantë për mungesën e Krasniqit.
“NĂ« ndeshjen e parĂ« Besniku mori kartonin e verdhĂ« para ndeshjes me DrenicĂ«n, por pastaj Federata vendosi qĂ« tĂ« zhvillohej ndeshja e mbetur me PrishtinĂ«n. Kjo ia pamundĂ«soi pjesĂ«marrjen nĂ« atĂ« ndeshje. NĂ« ndeshjen e kaluar ishte reagim dhe si futbollist e kuptoj qĂ« momentin kur je i kapur nga kundĂ«rshtari tĂ« vie inercioni pĂ«r ta larguar. Por, ju siguroj se nĂ« momentin qĂ« largohesh nga njĂ« skuadĂ«r dhe shkon te tjetra mezi e pret momentin tĂ« pĂ«rballesh me ish-skuadrĂ«n qĂ« ke kaluar vite atje dhe thjesht pĂ«r tĂ« treguar veten se ke cilĂ«si. E gjitha ishte rastĂ«si dhe nuk ka vend pĂ«r dyshime” ka pĂ«rfunduar đ‘”đ’–đ’‰đ’Šđ’–.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/genrJGDzUA/

You Might Also Like