Komuna e Gjilanit po vazhdon me procedurat për hapjen e deponisë së mbeturinave inerte në fshatin Malishevë, një projekt që po ngritë shqetësime serioze tek banorët për pasojat në mjedis hapësinor dhe burimet ujore të kësaj zone.
Ky propozim pritet të dalë për votim në seancën e Kuvendit Komunal më 26 qershor 2026. Ne, si PDK, do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë iniciativë dhe u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal që të mos e mbështesin një vendim që rrezikon interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e kësaj zone.
Njëkohësisht, i ftojmë Këshillin e Fshatit Malishevë dhe banorët që të reagojn kundër këtij projekti. Malisheva nuk duhet të shndërrohet në deponi. Kjo zonë përfaqëson një nga pasuritë më të çmuara natyrore të fshatit dhe duhet të mbrohet me çdo mjet demokratik e institucional.
Nuk do të qëndrojmë të heshtur përballë vendimeve që mund të cenojnë shëndetin publik, mjedisin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Malisheva duhet të mbrohet nga ky projekt i dëmshëm.
Riad Rashiti





