Sot në takim me përfaqësuesit e organizatës gjermane GIZ, ku diskutuam dy shtylla kryesore për transformimin mjedisor dhe urban të Gjilanit!
Ky takim shënon vazhdimin e një bashkëpunimi të suksesshëm, derisa tash e 3 vite po punojmë intensivisht me GIZ-in për këto projekte të mëdha mjedisore.
Sot prezantuam punën tonë disavjeçare dhe morëm vendimet e rëndësishme për të vazhduar tutje drejt realizimit të tyre.
Në qendër të diskutimit ishte “Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave” për regjionin tonë.
Kjo nismë tashmë është e buxhetuar dhe e aprovuar nga Qeveria Kurti, ku pas dy votimeve të suksesshme në Kuvend, në korrik pritet të dalë për votim edhe plani final.
Ky projekt jetik përfshin ekonominë qarkore, riciklimin e mbeturinave si dhe ndërtimin e Qendrës Rajonale të Kompostimit. Po ashtu, shtjelluam edhe Masterplanin e Hapësirave Publike, i cili do të sjellë ndërtimin e parqeve të reja me fokus te ndërlidhja, kontinuiteti dhe ndërveprimi i zonave të gjelbra në qytet.
Falënderojmë GIZ-in për këtë partneritet të fuqishëm dhe afatgjatë. Me mbështetjen e nivelit qendror dhe me hapat e sigurt që po hedhim për të vazhduar tutje, po i japim Gjilanit një pamje moderne dhe një mjedis plotësisht të qëndrueshëm!




