Gjilan

U përkujtuan dëshmorët e kombit Abdulla Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

Sot kemi nderuar me përulësi dëshmorët e kombit Abdulla Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani.
Ndërkohë, në ShFMU “Selami Hallaqi”, bashkë me familjarë e veprimtarë, zbuluam pllakën përkujtimore për fjalimin tashmë të famshëm të qershorit 1998 nga Abdulla Tahiri.
Ai, atëherë kishte thënë:
“E nderuar kryesi e punës, të nderuar mysafirë, dhe të gjithë të pranishëm të tjerë! E përshëndes këtë bashkim të subjekteve politike të Gjilanit, me një dëshirë të vetme, për arsye se vërtetë edhe këtu u duk një hezitim i të gjithëve, për një bashkim të vërtetë, e ai bashkim quhet vetëm me një emër: BASHKIMI I POPULLIT TË KOSOVËS RRETH USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS! Prandaj, ky bashkim na gëzon të gjithëve, por më së tepërmi i gëzon ata të cilët sot janë vendosur në istikamet e përqëndrimit që deri në vdekje të qëndrojnë për lirinë e Kosovës! Kisha dëshiru që kuvendi i ardhshëm, të mbahet në këtë sallë. Ai do të ishte Kuvendi i fundit i bashkimit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Ju faleminderit!”
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like