Davud Sylaj është përforcimi më i ri i SC Gjilanit. 20 vjeçari, i lindur në Männedorf në re Zvicër, ka pasaportë dhe shtetësi kosova dhe pritet të jetë shtyllë në mbrojtjen e SC Gjilanit, ngase ai luan si mbrojtës qendror.
Ai ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupomoshat U19.
Ndryshe, deri më tashti, Davud Sylaj ka luajtur kryesisht në Zvicër, duke luajtur për grupmoshat e FC Zurichut, kurse te SC Gjilani erdhi nga FC Paradiso. /kryelajmi.com/.



