Gjilan

Të dielën në Gjilan mbahet Mbledhje Komemorative për Dr. Daut Dautin, varrimi në Kokaj

Familja Dauti njofton familjarët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë dashamirët se ceremonia e fundit e lamtumirës për Dr. Daut Dautin, historianin, gazetarin, studiuesin dhe publicistin e njohur shqiptar, do të mbahet të dielën, më 6 shtator 2026.

Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 11:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, ku familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë do të kenë mundësi të nderojnë jetën dhe veprën e tij.

Pas faljes së namazit të drekës në xhaminë e lagjes Arbëria në Gjilan, do të bëhet nisja e xhematit për në fshatin Kokaj.

Varrimi do të bëhet në varrezat familjare në Kokaj, në vendlindjen që Daut Dauti e deshi aq shumë dhe me të cilën mbeti i lidhur deri në fund të jetës.

Familja falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ndarë dhimbjen me ne në këto ditë të rënda.

 

Zoti e mëshiroftë

I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes së tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.

Familja Dauti

        

You Might Also Like