Gjilan

Selami Xhemajli do të jetë kandidat i AAK-së për këshilltar komunal

Kam kënaqësinë të prezantoj kandidatin për Asamblenë Komunale në Gjilan, Selami Xhemailin.
Selamiu rrjedh nga një familje atdhetare nga Gjilani, i cili i qëndroi besnik Aleancës nga orët e para të themelimit të saj.
Ndër vite kemi qenë bashkëpunëtorë si në parti ashtu edhe në institucione. Nga sot do të jetë në bashkëpunim edhe më të afërt në ekipin tim për Gjilanin.
Selamiu është drejtor aktual i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, drejtori kjo që me plotë kuptimin e fjalës është më e suksesshmja, veçmas në dy vitet e fundit në ballafaqim me pandeminë.
Në ekipin tonë për Gjilanin do të ketë profesionistë të fushave të ndryshme që e bëjnë ofertën më serioze dhe më përnime për Gjilanin.
Urime dhe suksese, Selami!

Nazim Gagica

 

You Might Also Like