Në vazhdën e përforcimeve, KV Drita ka angazhuar në radhët e veta edhe volejbollisten turke 𝗘𝘆𝗹ü𝗹 𝗕𝗢𝗭𝗧𝗘𝗣𝗘. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë klubi gjilanas, që sivjet vetit i ka vënë synimin të luftojë për titullin kampion.
Lojtarja turke në KV Drita do të gjejë edhe bashkatdhetaren Erpin Erbuga, e cila ka disa vite që luan në Kosovë, kurse lojtarja e tretë e huaj te KV Drita doo të jetë veriomaqedonasja Boshkovska.
Deri më tashti 𝗘𝘆𝗹ü𝗹 𝗕𝗢𝗭𝗧𝗘𝗣𝗘 ka luajtur për ekipin e dytë të klubit të njohur turk
Eczacıbaşı, pastaj ka kaluar në İstanbul Büyükşehir Belediyesi Spor Kulübü, Karayolları Spor Kulübü dhe së fundi ishte te ekipi Trendy Hotels Manavgat Belediyespor.
KV Drita do të jetë ekipi I parë I saj jashtë Turqisë. KJo lojtare e re ka luajtur edhe për grupmosha të ndryshme të përfaqësueses së Turqisë. /kryelajmi.com/.





