Puna për Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve po hyn në fazën finale!
Pas pranimit të projektit të dorëzuar nga OVL-UÇK, dega në Gjilan, Komuna do të nisë shumë shpejt punimet në terren për përfundimin e tij.
Faleminderit kryetarit të OVL-UÇK në Gjilan, Xhevdet Mehmetit dhe Rashit Ymerit, kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në jetësimin e këtij projekti.
Ky projekt është një obligim institucional dhe moral për të nderuar ashtu siç duhet sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.





