Bashkë me drejtorin Ramadan Dërmaku, prof. Ali Kryeziu dhe një pjesë të stafit të DKA-së në Gjilan, pjesë në Seminarin treditor në Durrës.
Seminari organizohet nga Instituti për Promovimin e Edukimit – IPEDU, me mbështetjen e MAShT-it, në bashkëpunim me DKA-të e Gjilanit dhe Kamenicës, e me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë – (Ambasada e Sllovenisë në Kosovë).
Seminar i mbushur me ligjërata, diskutime, punë praktike dhe shkëmbim përvojash, duke trajtuar tema të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve, barazinë, gjithëpërfshirjen dhe krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe respektues.
Mirënjohje për organizatorët dhe të gjithë ata të cilët kanë kontribuuar për këtë mundësi të çmuar të zhvillimit profesional!
Zaim Zymeri




