Futboll

Mbyllet pjesa e parë, të dy ekipet me mundësi të mira shënimi

Fillimi i ndeshjes është karakterizuar me mbizotërim të Dritës në fushë, derisa Gjilani kishte ndërtuar lojën me më shumë lojtarë në mesfushë dhe duke mëtuar që të rrezikojë nëpërmjet kundërsulmeve.

Drita që ka bërë disa ndryshime në përbërje, në krahasim me ndeshjet e kaluara dukej më e motivuar dhe bënte presion të lartë, derisa Gjilani në krahasim me ndeshjen e kaluar më pak e kontrollonte topin.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Robert Rrahmani, i cili është shërbyer nga portieri Qoriq dhe i vetmuar ka dalë para portrierit Maloku, i cili me mjeshtri ka ndalë topin në dy tentimet e Rrahmanit.

Menjëherë në aksionin vijues Drita ka patur rast të mirë shënimi, kur ka tentuar Balaj e Boshjanku ka devijuar topin sa për të mashtruar portirin Qoriq, i cili disi me trup e priti topin që po shkonte drejt rrjetës, por shtatlarti Qoriq u ngrit dhe dëboi topin deri në transversale, prej u ktheu në kokën e lojtarëve të Dritës që nuk qëlluan në portën e zbraztë. Pjesa e parë u mbyll pa gola 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like