Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare Mukadem Ismajli, babai i këngëtares Genta Ismajli
Një lajm i trishtë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare Mukadem Ismajli, i njohur gjerësisht edhe si babai i këngëtares Genta Ismajli. I ndjeri u nda nga jeta në qytetin e Çikagos, ku kishte ndërtuar jetën dhe veprimtarinë e tij prej dekadash.
Me origjinë nga qyteti i Gjilanit, Mukadem Ismajli kujtohet nga bashkatdhetarët si një qytetar i nderuar dhe një punëtor i madh për çështjen kombëtare në Amerikë. Familja e tij kishte emigruar drejt Shteteve të Bashkuara që në vitet ’70, ndërsa vetë i ndjeri jetoi dhe punoi pandërprerë atje për plot 30 vite, duke dhënë kontributin e tij ne menyra te ndryshme per shtetin e Kosoves.
Për sa i përket ceremonisë mortore dhe detajeve të varrimit, familja Ismajli ka bërë të ditur se do të informojë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit me kohë




