SUPERLIGA A – FEMRAT | XHIRO 3
AAB PRISHTINA 75 0-3 DRITA
19:25, 22:25, 20:25
Drita ka vazhduar serinë e fitoreve në edicionin 2026/27 të Superligës A në volejboll për femra, duke triumfuar në Prishtinë ndaj AAB Prishtina 75 me rezultat të pastër 0-3.
Skuadra gjilanase e fitoi setin e parë me rezultat 25:19, ndërsa në dy setet pasuese përballja ishte më e luftuar. Megjithatë, Drita tregoi më shumë siguri në momentet vendimtare, duke fituar setin e dytë 25:22 dhe të tretin 25:20 për t’i arkëtuar tri pikët e plota.
Pas tri xhirove të para, Drita mbetet skuadra e vetme pa humbje në Superligën A të femrave, duke konfirmuar formën e mirë në fillim të këtij edicioni.




