Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së nëntë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drita, Besnik Krasniqi, i cili ishte vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj FC Ballkanit.
Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit, në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar FC Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin vendimtar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës gjilanase.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.




