Sabit Rrustemi
RRETH ANTOLOGJIVE DHE PËRZGJEDHJEVE POETIKE TË ANTON NIKË BERISHËS
Shkrimtari dhe studiuesi i shquar i letërsisë, prof. dr. Anton Nikë Berisha, me botimet e tij të para, shfaqet në letrat shqipe në vitin 1965, përmes botimeve në revistat “Pionieri” dhe “Jeta e re”, ndërsa me librin e tij të parë, përkatësisht me vjersha për fëmijë, me titullin “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, vjen tek në vitin 1970 .
Librat e tjerë që pasuan, pas tetë vitesh, dëshmuan se prirjet dhe afinitetet krijuese të Anton Nikë Berishës anonin më shumë kah kritika dhe studimet letrare, një fushë e rëndësishme kjo e letërsisë sonë, që realisht kishte nevojë për emra të rinj dhe qasje të reja në vlerësimin dhe interpretimin e veprave që kishin nisur të botoheshin me numër më të madh në atë kohë. Veprat “Përkime poetike” dhe “Mundësi interpretimi” ishin shenja të mjaftueshme se bëhej fjalë për një krijues të përkushtuar, i cili ishte në ngritje e sipër në karrierën e tij letrare e shkencore.
Përkushtues i zellshëm i antologjive
Puna e tij në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku do ta kemi mbi njëzet vite në sektorin e letërsisë gojore, ndikoi në formësimin e mëtejmë krijues të këtij studiuesi, sepse u njoh dhe u pajis jo vetëm me dije nga ai thesar i mbledhur dhe i botuar i trashëgimisë sonë, por edhe i frymëzuar prej tij, në vitin 1982 do ta kemi librin “Çështje të letërsisë gojore”, “Antologjinë e përrallës shqipe”, po dhe më shumë. Në këtë kohë, thesaret e letërsisë gojore u shpërfaqën me të madhe në publik, jo vetëm me përrallat, legjendat, tregimet popullore, apo me këngët kreshnike, por edhe në llojin e lirikës, me këngë të dasmës dhe të këngëve të dashurisë. Kuptohet, në krye të këtij sektori ishte vetë Anton Çetta, po dhe një ekip tejet i vyeshëm që mblidhte dhe i përgatitke materialet e mbledhura për botim me një përkushtim e profesionalizëm.
Pra, nuk erdhi rastësisht “Antologji e përrallës shqipe”, e as antologjitë e tjera nga ky autor që nuk janë të pakta, edhe pse ndërmarrje të tilla qoftë nga fusha e letërsisë gojore, qoftë nga ajo shkruar, nuk janë aspak të lehta dhe, rëndom bëhen në grup, shkaku i vëllimit të madh të punëve dhe i përkushtimit që kërkojnë. Për korrektësi, në hartimin dhe përzgjedhjen e përrallave shqipe për këtë antologji, Anton Nikë Berisha do ta ketë për krah edhe Muzafere Mustafën, po për të tjerat, veçmas ato nga letërsia gojore dhe e shkruar e arbëreshe të Italisë, Ai do të përballet vetë në hartimin, përzgjedhjen dhe studimin e tyre.
I vetëdijshëm për peshën e fjalës “Antologji”, nga njëmijë e sa përralla shqiptare, që ishin lexuar e rilexuar si dhe vlerësuar, domosdo, përshirë këtu gjithë thesarin e mbledhur dhe botuar që prej vitit 1853 e këndej, qoftë nga studiues të huaj (i pari Georg Von Hahn), nga rilindësit tanë e, më pas, dhe nga studiues në Tiranë e në Prishtinë, brenda kopërtinave të saj gjejnë vend dhe renditen vetëm 60 përralla. Merre me mend çfarë pune dhe përzgjedhje e mundimshme, ku, përrallat janë situr e shoshitur nga disa herë, derisa i kanë përmbushur kriteret e një antologjie. Mos të harrojmë, fjala ANTOLOGJI është kulmi i një letërsie apo i llojit të kësaj letërsie, qoftë gojore apo e shkruar.
…
Prej antologjisë së parë, botuar në vitin 1982 (siç e thashë dhe më lart) e deri te antologjia më e re e ribotuar me plotësime në vitin 2020, me titull “Antologjia e përshpirtshme shqipe 1555 -2019”, për dallim nga botimi i parë i botuar në vitin 1999 në Prishtinë, me titull “Burim drite e dashurie”, që përkufizohej në kohë nga viti 1618 -1998 dhe me autorë më të kufizuar, Anton Nikë Berisha ka përdorur të njëjtat kritere, duke i përzgjedhur krijimet më të mira poetike, qoftë nga letërsia gojore, qoftë nga ajo e shkruar, pa u ndikuar nga pesha e një emri, të një autoriteti apo dhe presione të tërthorta të situatës. Me një fjalë, është mbështetur në dijet e fituara në Universitetin e Prishtinës dhe atij të Zagrebit si dhe dijet e përfituara gjatë punës në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në Institutin Albanologjik, po edhe në Universitetin e Munihut – katedra e Albanologjisë ku punoi një vit me prof.. W. Fiedlerin si dhe më pas, në Universitetin e Kozencës në Kalabri, tek arbëreshët tanë që jetojnë prej gjashtë shekuj në Itali.
Pikërisht qëndrimi i tij 23 vjeçar te gjaku ynë i hershëm, apo si thonë arbëreshët, “Gjaku ynë i shprishur” ndikoi shumë në procesin e tij krijues e studimor. Këtë që e them, e dëshmoj me titujt e botuar të këtij autori, qoftë përmes antologjive, ku duhet të përmenden “Antologjia e poezisë gojore arbëreshe” (Katanxaro 1998 dhe, Prishtinë, 1998 ) si dhe dy antologjitë e tjera nga poezia e arbëreshëve në tërësi (Kozencë, 1999) dhe, një antologji tjetër me poezinë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë, (Mësonjëtorja e parë, Tiranë, 2002); nga përzgjedhjet e mëvonshme poetike, po edhe studimet e veçanta për letërsinë arbëreshe, gjithnjë si pjesë e letërsisë së përbashkët shqipe, edhe pse të ndarë nga Trungu Amë.
Në fillim të viteve nëntëdhjeta, përkatësisht në vitin 1991, Anton Nikë Berisha, ka përzgjedhur 13 tregime të 11 shkrimtarëve nga Kosova, për antologjinë e botuar në gjuhën angleze, nën titullin “Re e mllefun”, me përkthim të John Hodgson-it, të botuar nga Shoqata e përkthyesve letrarë të Kosovës
Vargun e hartimit të antologjive Anton Nikë Berisha e vazhdon pas lufte të vitit 1999 me botimin e dy antologjive të rëndësishme: “Antologji e këngëve kreshnike” (Sh. B “Faik Konica”, Prishtinë 2008) dhe “Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1555”, nga i njëjti botues, në vitin 2020.
Antologji këto tejet të rëndësishme, të cilat, njëjtë si dhe të tjerat, veçmas “Antologjia e përrallës shqipe”, nuk u vunë aq në spikamë për publikun e veçmas nuk iu hapën mjaftueshëm dyert në nivelet e arsimit tonë të lartë, meqë ishin tekste të domosdoshme për studentët e, në veçanti, për mësimdhënësit e tyre, për të cilët “bibliotekë” që nuk anashkalohet tashmë, është dhe kompleti i tij i botuar në dhjetë vëllime me titullin “Studime letrare” të zgjedhura të botuar më 2025.
Përzgjedhës dhe njohës i madh i poezisë shqipe
Përveç antologjive, gjatë më shumë se gjashtë dekadave, sa merret me çështje krijuese e studimore të letërsisë, Anton Nikë Berisha është marrë dendur edhe me përzgjedhjen e poezive të autorëve të shumtë shqiptarë, qoftë nga Kosova, nga Shqipëria po edhe nga pjesa e arbëreshëve të Italisë, një punë kjo, profesional e përkushtues, falë dashurisë për letërsinë dhe dëshirës për t’i ofruar lexuesit vlerat më të mira të këtij apo atij poeti, pavarësisht prej nga vjen, përherë mbështetur në tekstin poetik dhe në një përzgjedhje krejtësisht të pavarur.
Krahasuar me hartimin, përzgjedhjen dhe parathënien e antologjive që i përmenda më lart, të cilat kanë kërkuar një punë profesionale disavjeçare, përzgjedhjet poetike kanë qenë pak më të lehta, po përgjegjësia dhe përqendrimi në vlerat më të arrira të secilit nga autorët e përzgjedhur, përherë ka qenë maksimal dhe ka kërkuar kohë e mund.
Së pari është dashur të njihet dhe vlerësohet krijimtaria e plotë e një autori (së paku) deri në fazën kur ka nisur përzgjedhja. Nga parathëniet, vërehet se përzgjedhësi ka marrë për bazë edhe krijimet në dorëshkrim të disa autorëve.
Përzgjedhja e parë poetike e Anton Nikë Berishës në fushën e poezisë, është e vitit 1978 dhe, i pari autor që sitet e shoshitet nëpër kriteret profesionale letrare të Anton Nikë Berishës, është një nga poetët më në zë të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli. Përzgjedhësi është mbështetur në veprat e botuara të autorit deri në atë kohë dhe libri me titullin POEZI, është botuar si lekturë shkollore nga një seri librash të tillë të Redaksisë së botimeve “Rilindja”.
Pas 12 vitesh (nga përzgjedhja e parë) në vitin 1990 nga i njëjti përzgjedhës vjen poezia e zgjedhur e Mirko Gashit, me titull “Plagë uji”, shoqëruar dhe me parathënie si gjithë të tjerat, gjithashtu si rezultat i një serie të botimeve të “Rilindjes”.
Njëzet e pesë vite pas vdekjes së Mirko Gashit, Anton Nikë Berisha i rikthehet edhe njëherë poezisë së Mirko Gashit, pas vdekjes së tij, duke i përfshirë dhe poezitë e lëna në dorëshkrim, po dhe poezi që ishin botuar nëpër revista të kohës, për ta kompletuar përzgjedhjen poetike të këtij autori, sa origjinal, aq dhe autentik në poezinë shqipe nga opusi i tërësishëm i tij, nën titullin “Polipët e vdekjes”, të cilën e botoi Sh. B “Beqir Musliu”.
Nëse i shohim dhe i vlerësojmë në elemete kryesore këto përzgjedhje poetike, falë zotësisë dhe dijenisë së vetë përzgjedhësit, vërejmë se njëmend janë gjetur dhe janë renditur tek secili autor i përzgjedhur poezitë që kanë tekste poetike, që përmbajnë në mënyrë solide vlera artistike po dhe afri poetike për nga motivi a mbarështrimi, shumë më mirë se nga vëllimet ku janë botuar si libra të veçantë.
Mbështetur në këto përzgjedhje, autorët e përzgjedhur ngrihen më lartë në hierarkinë e vlerave letrare. Këtu mund ta përmend Azem Shkrelin, Visar Zhitin, Frederik Reshpjen, Ibrahim Kadriun, Agim Gjakovën…, pa i lënë mbrapa dhe të tjerët, të cilët në tërësi dalin, sipas meje, 34 autorë dhe atë, nga e gjithë hapësira shqiptare, përfshirë këtu, veçmas, poezinë e arbëreshe të Italisë.
Kjo nuk është pak, si për përzgjedhësin, ashtu dhe të përzgjedhurit.
Nëse i marrim për nga mosha apo për nga brezat krijues në listën e gjatë të këtyre përzgjedhjeve prijnë arbëreshët e Italisë, Dushko Vetmo, Vorea Ujko, Lluka Perone, pastaj Mark Krasniqi, Ali Huruglica, Rifat Kukaj, Din Mehmeti, Dritëro Agolli, Agim Gjakova, Azem Shkreli, Mirko Gashi, Frederik Rreshpja, Ibrahim Kadriu, Rexhep Elmazi, Agim Mato, Ramadan Mehmeti, Jusuf Gërvalla, Enza Scutari e Timo Mërkuri. Në rreshtin e dytë vijnë: Visar Zhiti, Miradije Ramiqi, Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Zef Skiro di Maxho, Ymer Elshani, Hasan Muzli Selimi e Mikel Gojani … që pasohen nga brezi i poetëve të viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar si, Xhevdet Bajra, Ragip Sylaj, Jeton Kelmendi, Remzije Zekolli, Izet Abdyli e ndonjë tjetër.
Anton Nikë Berisha ka përzgjedhur dhe përkthyer në gjuhën shqipe edhe krijime poetike të disa nga shkrimtarët italianë, me krijimtarinë e të cilëve ishte njohur së afërmi gjatë qëndrimit e punës pedagogjike në Universitetin e Kalabisë (Itali) prej dy dekadash e sa, si Dante Mafia, Xhyzepe Napolitano, Xhovani Pistoja, Daniele Xhankane etj.
Shikuar si nga vëllimet e përzgjedhura poetike, ashtu edhe nga cilësia e tyre, Anton Nikë Berisha shquhet si njohës i madh i poezisë shqipe po edhe asaj të huaj.
Përzgjodhi dhe vëllime tregime e novela
Anton Nikë Berisha, përpos punës së përditshme krijuese së cilës nuk i ndahet ende, përkundër moshës, ka përzgjedhur dhe vëllime me novela e me tregime të shkrimtarit të mirënjohur, Nasi Lerës, “Tri novela”, nga shumë sosh dhe “Tregime të zgjedhura”, po nga i njëjti autor, ku prej të gjitha tregimeve të tij, ka përzgjedhur vetëm njëzetekatër sosh.
Nga gjithë puna voluminoze letrare në poezi, në prozë, pastaj në fushën e studimeve letrare, duhet të përmend dhe kompletin e veprave prej shtatë vëllimesh për të Shenjtën Nënën Tereze, “Nëna Tereze në shtatë shpalime” si dhe përkthimin e disa nga veprat më të rëndësishme letrare në botë, si “Gilgameshi”, “Kënga e këngëve”, “ Kënga e Nibelungëve”(këngën e parë dhe të pestën), “Psalmet”, me të cilat mund të mburremi dhe ne, habit fakti se si Anton Nikë Berisha nuk është as anëtar i Akademisë së shkencës dhe arteve të Kosovës e, as i Akademisë së shkencës e arteve të Shqipërisë.
Mendoj se shpërblimi më i rëndësishëm i punës së Tij të deritashme janë 32 vëllime me vështrime e studime letrare të autorëve shqiptarë dhe të huaj për veprimtarinë dhe kontributin letrar që ka dhënë deri në ditët e sotshme Anton Nikë Berisha, të botuara në shqip dhe italisht.
…
Për ta konkretizuar këtë që thashë, po ia bashkëngjis këtij punimi edhe listën e antologjive dhe të vëllimeve me poezi të zgjedhura të autorëve, shqiptarë dhe të huaj, të hartuara e të përgatitura nga Anton Nikë Berisha.
LISTA E ANTOLOGJIVE:
Antologji e përrallës shqipe. (Bashkë me Myzafere Mustafën), “Rilindja”, Prishtinë 1982.
The angry Cloud. (Re e mllefur). An Anthology of Albanian Stories from Yugoslavia. Translated from the Albanian by John Hodgson. The Kosova Association of Literary Translators, Prishtinë 1991.
Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Antologia della poesia orale arbëreshe. Transkriptimin F. Altimari. Përkthimin V. Belmonte. Rubbettino, Soveria Mannelli, Catanzaro 1998.
Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Vetëm tekstet në arbërisht. “Shpresa”, Kisha e Shën Ndout, Prishtinë 1999.
Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe. Antologia della poesia contemporanea italo-albanese. Përkthimet në italisht Vinçenc Belmonte. Centro Editoriale e Librario della Università degli Studi della Calabria, Cosenza 1999.
“Burime drite e dashurie”, Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618-1998. “Shpresa”, Prishtinë 1999.
Antologji e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2002.
Antologji e kangëve kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
Antologia della letteratura degli Albanesi di Calabria. Përgatitur nga Françesk Altimari, Anton Nikë Berisha, F. De Rosa, V. Belmonte) Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2009.
Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1555 – 2019. Faik Konica, Prishtinë 2020.
Lista e vëllimeve të përzgjedhura poetike:
VËLLIME POEZISH TË ZGJEDHURA
1. Driëro Agolli, Poezi, “Rilindja, Prishtinë, 1978.
2. Mirko Gashi, Plagë uji. “Rilindja”, Prishtinë 1990.
3. Visar Zhiti, Kohë e vrarë në sy. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
4. Giuseppe Schirò di Maxho, Dove antico dolore. Dhembje e ngrirë. Palermo 1998.
5. Vorea Ujko, Gërmime në dhimbje. A.C.I.G.A., Editrice Il coscile, Cosenza 1998. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
6. Lluka Perrone, Ujëvarë lotngrirë. Radhonjtë: “Shkrimtarë arbëreshë” 1, Kozencë 1999. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
7. Enza Scutari, Hënza fshihet prapa meleve. “Svinga”, Prishtinë 2000.
8. Mark Krasniqi, Poezi e zgjedhur për fëmijë. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 2001.
9. Azem Shkreli, Rrënjë të gurta. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2001. Botimi i dytë i rishikuar, Shtëpia e kulturës, Pejë 2012, botimi i tretë Argeta LMG, Tiranë 2023.
10. Azem Shkreli, Parola di pietra. Traduzione italiana di Amik Kasoruho. Stilo Editrice, Bari 2005.
11. Vorea Ujko. Fshehtësia e rrënjëve. Poezi e zgjedhur. Botimet “Toena”, Tiranë 2007.
12. Ramadan Mehmeti, Bekimi i gjurmëve. Parathënien Prend Buzhala, “Rozafa”, Prishtinë 2008.
13. Jeton Kelmendi, Erdhe për gjurmë të erës. “GlobusR”, Tiranë 2009.
14. Miradije Ramiqi, Dashuria flet me zemrën e diellit. “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
15. Ibrahim Kadriu, Kohë e djegur në bebëza. Poezi e zgjedhur. Faik Konica, Prishtinë 2013.
16. Ibrahim Kadriu, Tempo incenerito nelle pupille. Poesie scelte. La scelta e la prefazione di Anton Nikë Berisha. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014.
17. Dushko Vetmo, Atologji letrare. Poezi. Prozë. Vepra teatrale. Antologia letteraria. Poesia. Prosa. Opere teatrali. Comet Editor Press. Cosenza 2015. Botimi i dytë vetëm në arbërisht. Milosao. Sarandë 2016.
18. Agim Gjakova, Gërmime në etje. Svinga. Prishtinë 2015; botimi i dytë i shtuar Prishtin 2020.
19. Sabit Rrustemi, Ndezje yjesh në zemër. “Beqir Misliu”, Gjilan 2015.
20. Prend Buzhala, Psherëtima pergamene. Rozafa, Prishtinë 2016.
21. Giovanni Pistoia, Il vento restò senza respire. Poesie. Scelta e prefazione Anton Nikë Berisha. Castrovillari 2016.
22. Zef Skiro di Maxhio, Te liqeni i zemrës. Milosao. Sarandë 2017.
23. Rexhep Elmazi. Psherëtima shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
24. Agim Mato, Shkretëtirë harrimi. Poezi. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Faik Konica, Prishtinë 2018.
25. Timo Mërkuri, Ëndërrime të mbytura në det. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
26. Frederik Rreshpja, Era përkund pikëllimin e luleve. Poezi. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
27. Mirko Gashi, Polipet e vdekjes. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2021.
28. Ymer Elshani, Kur vallëzojnë buzëqeshjet. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Faik Konica, Prishtinë 2021.
29. Ramadan Musliu, Shtjellë shpirtërore. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2021.
30. Jusuf Gërvalla, Dhembje të ndrydhura. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2022.
31. Remzije J. Zekolli, Ujëvarë mungëtirash. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Lena, Prishtinë 2023.
32. Frymësi amshimi. Poezi kushtuar heroit Agim Ramadanit. Zgjedhjen dhe përgatitjen për botim Anton Nikë Berisha dhe Sabit Rrustemi. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
33. Hasan Muzli Selimi, Psherëtimë ëndrrash. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
34. Xhevdet Bajraj, Dielli udhëton nëpër re shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese Drini, Prishtinë 2024.
35. Ragip Sylaj, Shakullinë përpëlitjesh. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese Jakup Ceraja, Mitrovicë 2024.
36. Era shtegton hullive të ëndrrave. Poetë të Italisë së Jugut të grupit “La Vallisa”. Zgjedhjen, parathënien dhe shqipërimin nga italishtja Anton Nikë Berisha, Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.
37. Din Mehmeti, Psherëtima djegagur. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2025.
38. Mikel Gojani, Dhimbja e heshtjes. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha, Faik Konica, Prishtinë 2025.
39. Izet Abdyli, N’sytë e tu pranvera zgjohet. Art Club Rifat Kukaj, Prishtinë 2025.
VËLLIME TË BOTUARA PËR VEPRAT E ANTON NIKË BERISHËS
1. Roman i bukurisë së pamort dhe i trishtimit të pashuar. Rreth romanit “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar” të Anton Nikë Berishës. Zgjodhi dhe përgatiti: Labinot Berisha. E botuan “Faik Konica” & “Shpresa”, Prishtinë 2006.
2. Domenico Corradini H. Broussard, Narrando gli abissi. Tre romanzi di Anton Nikë Berisha. Rrëfime të thellësive. Rreth tri romaneve të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2009.
3. Prend Buzhala, Kode poetike të mbijetesës shpirtërore. Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës. “Argeta – LMG”, Tiranë 2009.
4. Vepër e pasur dhe e qenësishme. Nëntëdhjetë e dy punime të gjashtëdhjetë e një autorëve për veprat e Anton Nikë Berishës. Zgjodhi dhe përgatiti Labinot Berisha. Botim i përbashkët: “Argeta – LMG”, “Faik Konica” dhe “Fjala Hyjnore”, Tiranë – Prishtinë 2011.
5. Isak Ahmeti, Mëvetësi e studimit dhe e krijimit të letërsisë. Mbi disa vepra letrare të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
6. Anton Çefa, Krijimtari e nivelit të lartë shkencor e artistik. Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
7- Vepër e pasur dhe e qenësishme. Vëllimi II. Njëqind e pesë punime të gjashtëdhjetë e tre autorëve, shqiptarë e të huaj, për veprën letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës të shkruara në periudhën shtator 2011 – dhjetor 2016. Zgjodhën dhe përgatitën Labinot Berisha dhe Mehmet Gëzhilli. “Argeta LMG” & “Faik Konica”, Tiranë – Prishtinë 2016.
8. (Hamdi) Erjon Muça, Në botën e thesareve poetike. Vëzhgime për shtatë vepra të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
9. Romanzo di estrema bellezza. Ventidue scrittori e studiosi italiani e arbëreshë sul romanzo “La sete pietrificata” di Anton Nikë Berisha. A cura di Albana Alia & Labinot Berisha, “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
10. Roman i bukurisë së skajshme. Njëzet e pesë shkrimtarë dhe studiues italianë dhe arbëreshë për romanin “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar” të Anton Nikë Berishës. Përgatitur nga Albana Alia dhe Labinot Berisha. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
11. “Prushi i bukurisë – Një përmendore poetike për artin e fjalës. Njëzet e gjashtë punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj për veprën Prushi i bukurisë – Përsiatje poetike për artin e fjalës të Anton Nikë Berishës. Zgjedhur dhe përgatitur nga Albana Alia dhe Labinot Berisha. Shtëpia botuese “Beqir Musliu”. Prishtinë 2017.
12. Isak Ahmeti, Vepra vlerash të mëdha poetike. Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2018.
13. (Hamdi) Erjon Muça, Libër për një libër. Studim për romanin “Gjin Bardhela i arbresh& Etja e gurëzuar të Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2019.
14. Roman vlerash të jashtëzakonshme poetike. 52 punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj për romanin “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar” të Anton Nikë Berishës. Zgjodhën dhe përgatitën për botim Albana Alia & Labinot Berisha. Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2019.
15. Giuseppe Napolitano, Qasje veprës letrare të Anton Nikë Berishës. Approccio all’ opera letteraria di Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese “Faik Konica” 20019.
16. Fatmir Minguli, Vepra që i bëjnë nder letërsisë dhe botës. Mbi disa vepra letrare dhe shkencore të Anton Nikë Berishës, Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2019.
17. Ajete Zogaj, Vepra me rëndësi të shumëfishtë. Mbi disa vepra të Anton Nikë Berishës. Faik Konica 2021.
18. Roman që përjetëson poetikisht botën shpirtërore të Nënës Tereze. Katërmbëdhjetë punime për romanin Nëna e dritës të Anton Nikë Berishës. “Shpresa”, Prishtinë 2004, botimi i dytë “Faik Konica” & Kuvendi Françeskan i Gjakovës, Prishtinë 2019. Zgjodhi e përgatiti për shtyp Labinot Berisha, Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2021.
19. Vepër e pasur dhe e qenësishme. Vëllimi III. Shtatëdhjetë punime, të autorëve, shqiptarë dhe të huaj për veprën letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës të shkruara në periudhën shtator 2017 – nëntor 2021. Zgjodhën dhe përgatitën Labinot Berisha & Mehmet Gëzhilli. “Argeta LMG” & “Faik Konica”, Tiranë – Prishtinë 2021.
20. Timo Mërkuri, Vepra që hapin horizonte të gjera shikimi dhe frymëmarrje. Rreth disa veprave shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2022.
21. Prend Buzhala, Romanet për fëmijë të Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë 2023.
22. Arsim Halili, Rrëfimi poetik në tri romane të Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.
23. Rreth veprës letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës. Nga Takimi letrar me shkrimtarin Anton Nikë Berisha mbajtur në Lezhë më 22 nëntor 2023. Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2024.
24. Ragip Sylaj, Me Anton Nikë Berishën. Vështrime librash Biseda & Letërkëmbim, Shtëpia botuese “Jakup Ceraja”, Prishtinë 2024.
25. Mikel Gojani, Vëzhgime disa veprave të Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.
26. Ragip Syla, Me Anton Nikë Berishën. Vështrime librash Biseda Letërkëmbim. Zgjodhën dhe përgatitën për botim Labinot Berisha dhe Arben Veselaj, Shtëpia botuese Jakup Ceraja, Prishtinë 2025.
27. Prend Buzhala, Mbi romanet e Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë 2025.
28. Timo Mërkuri, Romane vlerash poetike të lartësisë. Rreth romaneve për të rritur të Anton Nikë Berishës. Beqir Musliu, Gjilan 2026.
29. Katedralja diturore dhe shpirtërore e Anton Nikë Berishës. 20 autorë për “Studimet letrare të zgjedhura në dhjetë vëllime të Anton Nikë Berishës).”. Faik Konica, Prishtinë 2026.
30. Prend Buzhala, Sinteza më e madhe studimore e letrave shqipe që s’ka mort. Rreth kompletit Studime letrare të zgjedhura të Anton Nikë Berishës). Faik Konica, Prishtinë 2026.
31. Sabahajdin Cena, Vepra që dëshmojnë dije dhe përkushtim. (Rreth disa veprave studimore të Anton Nikë Berishës). Beqir Musliu, Gjilan 2026.
32. Natasha Xhelili, Rreth soneteve të Anton Nikë Berishës. Beaqir Musliu, Gjilan 2026.
Zhegër/ Rrezja e Çepurit, 17 tetor 2026)





