Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, organizoi një punëtori me temën “Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve”.
Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe identifikimi i mundësive për funksionalizimin e Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve në Komunën e Kamenicës, me synim krijimin e një mekanizmi efikas për mbështetjen e bizneseve lokale, përmes ofrimit të këshillave, informacioneve dhe shërbimeve të nevojshme për zhvillimin e tyre.
Gjatë punëtorisë u diskutua për rolin dhe rëndësinë e Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve në zhvillimin ekonomik lokal, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen bizneset lokale në Komunën e Kamenicës, si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për funksionalizimin e kësaj qendre.
Rekomandimet e dala nga punëtoria: Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve si mekanizëm në shërbim të bizneseve lokale, kushtëzimi i bizneseve për grantet, subvencionet dhe mundësitë e financimit nga institucionet vendore, krijimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, bizneseve lokale dhe institucioneve të tjera relevante, promovimi i mundësive për investime dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit përmes Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve.
Në përfundim të punëtorisë u theksua rëndësia e funksionalizimit të Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve si një mekanizëm i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, fuqizimin e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e mundësive të reja për ndërmarrësi dhe punësim në Komunën e Kamenicës.
“Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga
Ministria e Zhvillimit Rajonal




