Zekirja Ramadani, kryetrajner i Feroniklit është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Vllaznisë së Pozharanit dhe tashti më i qetë i pret ndeshjet në vijim.
“Ishte kjo një fitore me ngarkesë psikike, kurse edhe Vllaznia na vuri në vështirësi dhe si duket në të gjitha ndeshjet ne i kemi marrë seriozisht, por fati na ka munguar e sot, krijuam raste, shënuam tre gola. I uroj futbollistët për këtë fitore të mundimshme dhe duhet të jemi me këmbë në tokë, ngase kjo është vetëm një fitore e radhës dhe duhet të vazhdojmë me punë e seriozitet për t’u ringritur”, ka thënë Zekirja Ramadani.