Gjithçka ka fund e fundi i erdhi edhe pamposhtmërisë së Gjilanit, i cili 12 xhiro qëndroi pa humbje dhe këtë të hënë u mposht nga Feronikli. Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit pas përfundimit të ndeshjes ka thënë:
“Rezultati ishte i tillë që ne u detyruam të sulmojmë me të gjitha forcat. Rezultati final është zhgënjyes, duke ditur me çfarë po përballemi dhe me çfarë jemi përballë sot. Kemi mungesa të shumta në përbërje dhe sot na u shtua një problem më tepër me ndëshkimin e Shaqirit. Lojtarëve të mi po u këputen ligamentet dhe nuk po akordohen as faule dhe as nuk po ka ndëshkime”, potencoi Morina për Super Sport Kosovën.
“Do të mundohemi të mblidhemi sa më shumë pika duke luajtur lojë të hapur, duke shpresuar të arrijmë një rezultat më tepër se barazimi”, përfundoi Arbnor Morina.