Gjilan

Në Ditën e FSK-së, kryetari Alban Hyseni viziton ushtarët

Sot, për nderë të Ditës së Forcës, pata kënaqësinë të vizitoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen time për gratë dhe burrat që i shërbejnë vendit me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Jemi krenarë me ushtarët tanë, me uniformën që mbajnë dhe me dinjitetin me të cilin përfaqësojnë Republikën e Kosovës. Ata janë dëshmi e vullnetit tonë për të ndërtuar një shtet të sigurt, të fortë dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve të vet.
FSK-ja është simbol i krenarisë sonë shtetërore, i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj atdheut. Çdo pjesëtar i saj meriton respektin dhe mirënjohjen tonë për shërbimin, disiplinën dhe angazhimin në forcimin e sigurisë dhe të ardhmes së vendit.
Në këtë ditë të veçantë, shpreh krenarinë dhe mirënjohjen time të thellë për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Puna dhe sakrifica juaj na bëjnë krenarë të gjithëve!
Urime Dita e Forcës! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën.
Alban Hyseni

You Might Also Like