Janë formuar së voni, por synim e kanë elitën e basketbollit kosovar. United Basketboll, klub basketbolli nga Gjilani është shpallur kampion i stinorit vjeshtor në Ligën e Parë të basketbollit në vend, duke varguar shtatë fitore nga po aq ndeshje.
Ekipi gjilanas mëton që këtë pozitë ta mbajë deri në fund të kampionatit, gjë e cila u mundëson që të ngritën në rang më të lartë të garave.
Ky klub është duke u udhëhequr nga Laurant Ibrahimi dhe Qëndrim Demi, kurse ka një gërshetim të lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj.