Gjilan, 1 dhjetor 2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e “Rotary Club Gjilani” të kryesuar nga Zijadin Hasani, kryetar, që kanë koordinuar punët dhe angazhimet për mbështetjen e çerdheve sipas kërkesave dhe nevojave që ato kanë për realizimin e plan-programit të punës me fëmijë.
Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar Rotary Clubin Gjilani, për angazhimin që po tregojnë në aksione të ndryshme humanitare dhe me projekte mbështetëse për institucione të ndryshme arsimore, shëndetësore etj. Ai ka thënë poashtu që angazhimi I klubeve të ndryshme, organizatave dhe organizimeve të tjera, me qëllim të mbështetjes dhe punës për një jetë më të mirë, normalisht që e bëjnë më të lehtë edhe jetën dhe punën e shumë institucioneve të tjera dhe qytetarëve në përgjithësi.
Kurse Ilir Poroshtica, nga Rotary Club Gjilani, ka thënë se janë të fokusuar në disa projekte bamirësie, porn ë këtë fazë janë duke punuar për projektin e mbështetjes së çerdheve me inventarizim të brendshëm vetëm aty ku është e nevojshme të intervenohet, por edhe për organizimin e darkës së fundvitit, si mbrëmje humanitare për projekte bamirësie.