Gjilan

Ditë e rëndësishme për qytetarët

Ditë e rëndësishme për qytetarët, për institucionet e qytetit të Gjilanit, për gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal dhe udhëheqjen në katër vitet ardhshme.
Sot, në konstituimin e Kuvendit komunal të Gjilanit, krahas gjithë këshilltarëve tjerë, dhanë betimin edhe këshilltarët tanë nga Aleanca Kosova e  Re AKR dega Gjilan, Vjollca Gagica-Matoshi dhe Shemsedin Ramushi.  Këtë betim dhanë edhe para qytetarëve të Gjilanit, gjatë fushatës zgjedhore, se do të punojmë dhe shërbejmë  qytetarëve të Gjilanit, duke marrë përsipër peshën e përgjegjësive ndaj votuesve dhe qytetarëve tanë.
Unë, Vana Jerliu – Ramadani, në cilësinë antarës së kryesisë qendrore të AKR-së,  uroj qytetarët e Gjilanit dhe gjithë këshilltarët e Kuvendit e  posaçërisht antarët nga AKR për detyrën e shenjët të mandatit katër vjeqar në sherbim të qytetarëve të Gjilanit.
Urime dhe suksese të mëtejshme për Vjollcën dhe Shemsedinin, AKR dega në Gjilan do të jetë  në mbështetje të vazhdueshme për kandidatët tanë në këtë mandat.
Vana Jerliu – Ramadani, antare e kryesisë qendrore të AKR-së dhe degës ne Gjilan

You Might Also Like