Shkruan: Izmi Zeka
Viti 2017 ishte vit i zakonshëm për Kosovën, i zakonshëm gjendje ‘emergjente’. Këto shprehi fatkeqësisht po na përcjellin si popull edhe pas shumë këtyre viteve. Viti 2017 ka mbërthye në vete, shumë situata emergjente, shënjëzimi i kufirit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave, radikalizmi fetar, themelim i ushtrisë, zgjedhjet lokale, nacionale kanë qenë disa nga sfidat emergjente që na kanë përcjell si shoqëri dhe si shtet. Situata ‘emergjente’ që na rrethuan si shoqëri pa fajin ose me fajin tonë si pas mendimit tim ishin, shënjëzimi i kufirit me Malin e Zi, si problem disa herë na ka rrezikuar si shtet, të gjithë e dimë se çfarë tensione ka sjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, aty gati sa nuk u bë vëlla vrasja. Radikalizmi islamik, ishte një situatë ‘emergjente’ që po na përcjell me vite, qytetarët tanë ishin fatkeqësisht në rendin e parë të së keqes, edhe pse institucionet tona kanë bë një punë të mirë viteve të fundit në relacion me fenomenin e ‘radikalizmit fetar’. Tentim-krijimi i Ushtrisë së Republikës sonë, ishte një situatë ‘emergjente’, edhe pse siç e dimë të gjithë ne, Forca e Sigurisë së Kosovës, qe një kohë është bërë gati që të shëndrrohet në ushtri moderne, multinacionale dhe profesionale. Mirëpo fatkeqësisht faktori ndërkombëtar ende nuk është bindur që Republika jonë është e përgatitur për këtë hapë. Liberalizimi i vizave, për shtetin tonë është një ndër sfidat apo situata më ‘emergjente’. Edhe ky proces fatkeqësisht është duke na përcjell qe disa vite, edhe këtu Kosova ka shënuar përparim të theksuar, siç dihet Republika jonë ka përmbush 94 kritere të Bashkimit Evropian, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme në mënyrë që shteti ynë të lëvizë lirshëm. Furnizimi me rrymë, është një situatë ‘emergjente’, Kosova është përballë shumë vite me këtë problem. Janë bërë aq shumë investime aq shumë riparim por situata emergjente na ka përcjell gati se gjatë gjithë kohës. Por me veprimin e fundit të Qeverisë së republikës së Kosovës, që nënshkroi marrëveshje për fillimin e ndërtimit të termocentralit të ri, ka shpresë që ky problem do të përfundojë. Prandaj, mbetemi me shpresë që viti 2018 që fillojë do të jetë më shpresëdhënës, më paqësor, më zhvillues për popullin tonë dhe shoqërinë tonë që ka sakrifikuar aq shumë që ta kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës. Urime dhe gëzuar!!