Viti

Komuna e Vitisë përsëri radhitët ndër komunat më të mira në menaxhimin financiar

Komuna e Vitisë sërish po radhitët ndër komunat më të mira për menaxhimin financiar. Kjo u bë me dije sot pasi që kryetari i kësaj komune, z. Sokol Haliti, ka pranuar edhe zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit Raportin për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017.

Sipas këtij raporti pas auditimit të bërë mbi pasqyrat financiare vjetore për vitin 2017, auditori ka dhënë një opinion të pamodifikuar-pa theksim të çështjes e cila edhe llogaritet si vlerësimi maksimal për menaxhim financiar dhe përmbushjes së obligimeve ligjore.

“Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregulloren MF, Nr.

01/2017 për raportin financiar nga organizatat buxhetore”, thuhet ndër tjerash në këtë raport.

Përndryshe në vitin 2016 vetëm Komuna e Vitisë në nivel vendi kishte marrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit një vlerësim të modifikuar-pa theksim të çështjes.Aziz Zuk

You Might Also Like