OPINION

Rinia sinonim i DEKADËS SË RE

 Shkruar nga: Flurim Arifi

‘PDK-ja është parti nacionale, parlamentare me identitet të qartë shtet formues që e ka dëshmuar veten si të tillë përballë çdo sfide që ka hasur Kosova tashmë e çliruar. Duke qenë parti fituese e zgjedhjeve të nëntorit 2007, kryetari i PDK-së, Kryeministër i Kosovës, shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik më 17 shkurt 2008, duke nënshkruar kështu hapin më të rëndësishëm historik të Kosovës.

Bazuar në faktin se Partia Demokratike e Kosovës është parti e cila themelet e veta i ka nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe nga rinia shqiptare. Lirisht mund të themi që themelet dhe dekada e re e Republikës së Kosovës janë te Partia Demokratike e Kosovës gjegjësisht Rinia Demokratike e Kosovës.

Prandaj jo rastësisht, udhëheqësit e PDK-së, në dekadën e re zgjedhjet e brendshme i fillon me Rininë Demokratike të Kosovës, duke u pasuar me Gruan Demokratike dhe në fund me zgjedhjet e  përgjithshme të PDK-së.

Rinia Demokratike e Kosovës dhe të gjithë aktivistët e Partisë Demokratike, jemi dëshmitar të një procesi demokratik dhe shpresëdhënës për Partinë Demokratike gjegjësisht për popullin e Kosovës.

Shumë të ri, gjithandej Republikës sonë janë duke shfaqur interesim që të jenë pjesë e Rinisë Demokratike të Kosovës, që të marrin përgjegjësi për dekadën e re .

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan po ashtu është në përfundim të procesit zgjedhor për Rinin Demokratike. Në bazë të aktiviteteve të nëndegëve dhe informacioneve që po shpërfaqen në mediat lokale, vërehet që ka një interesim të madh për t`iu bashkangjitur Rinisë Demokratike të Kosovës.

Edhe pse PDK në Gjilan është në opozitë, interesimi i rinisë Gjilanas është për tu përshëndetur dhe admiruar.

Kështu që shpresojmë që procesi zgjedhor do të vazhdojë me këtë ritëm deri në zgjedhjen e strukturave udhëheqëse.

Slogani ‘Dekada e Re’ e proklamuar nga Partia Demokratike e Kosovës, me fokus të veçanta drejtë gjeneratës së re, ka për qëllim aktivizimin e energjisë ekzistuese por në të njëjtën kohë duke krijuar hapësirë dhe mundësi të re për gjeneratën e së ardhmes.

Mbesim me shpresë që këto zgjedhje për Rininë Demokratike të Kosovës që po zhvillohen gjithandej Kosovës, do të sjellin risi, energji dhe ide të reja, por në të njëjtën kohë shpresoj që në fund dhe më e rëndësishmja të sjell një përfaqësim të ekuilibruar regjional.

Shpresoj që Rinia Demokratike e Gjilanit të përfundoj me sukses procesin zgjedhor dhe si kurorëzim të merr vendin e merituar në përfaqësim në strukturat e Rinisë në nivelin qendrorë.

Të gjithë shpresojmë që procesi zgjedhor i filluar tek Rinia PDK-së, të vazhdoj me të njëjtin ritëm tek Gruaja PDK-së dhe të përfundoj me zgjedhje të suksesshme në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shkruar nga: Flurim Arifi

You Might Also Like