Futboll

Isufi: Humbjet e fundit janë të dhimbshme

Dy humbje radhazi të Dritës kanë ardhur si pasojë e mosefikasitetit të sulmuesve dhe pakujdesisë së mbrojtjes, kurse as zëvendësimet e shumta nuk bënë punë për kryetrajnerin e Dritës, Bekim Isufi. Pas humbjes ndaj Lirisë, ai ka deklaruar:

“Humbëm shumë raste në pjesën e parë. Po pësojmë kur nuk po shënojmë në pozita të pastra. U rikthyem në pjesën e dytë, por sërish erdhi gabimi. Dy ndeshje vetë i kemi humbur. Po çorientohet ekipi e humbjet e fundit janë të dhimbshme. Unë e marr përgjegjësinë për humbje. Kampionati sapo ka filluar dhe është i gjatë, duhet të analizojmë pse humbëm. Unë e marr përgjegjësinë për ndeshjen e humbur. Duhet të analizojmë gjendjen në tërësi”.

 

You Might Also Like