Në 20 vjetorin e rënjës së tyre heroike në vijën e frontit në Betejën e njohur në malet e Jezercit, në komunën e Vitisë sot janë përkujtuar dy vllëzëritë dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Jerlive.
Fillimisht përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, në krye me Kryetarin Sokol Haliti dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë përkujtuar dhe bërë homazhe para busteve e këtyre dy vëllezërve që gjendën në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Viti e cila mbanë emrin e ktyre dëshmorëve e pastaj homazhet kanë vazhduar edhe në Sadovinë të jerlive në vendlindjën e dëshmorëve.
Dy dëshmorët vëllezër nga Sadovina e Jerlive të Vitisë, kanë rënë dëshmorë para dy dekadave në
luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat paramilitare dushtarake dhe policore serbe në betejën e Jezercit.
Me këtë rast janë bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj si dhe në Kompleksin memorial në vendlindjen e tyre.
Gjithashtu sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me familjarë të dëshmorëve Sylejmani, përfaqësuesve të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Sadovinë e Jerlive kanë zbuluar edhe mbishkrimin e stadiumit që po ndërtohet në këtë lokalitet dhe që me propozim të Kryetarit Haliti dhe me aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbaj emrin e këtyre dy dëshmoreve.Aziz Zuka