Gjilan, 28 shtator 2018 – Shkollat e Komunës së Gjilanit, janë duke e vazhduar aksionin për pastrimin e ambientit dhe njëkohësisht edhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbruara, duke u bërë një shembull pozitiv se si duhet të kujdesemi për ajrin e pastër dhe ambientin pa mbeturina.
Nxënësit e shkollave pothuajse çdo ditë të mësimit janë duke punuar nëpër ambientet e shkollave nëpër të gjitha lokalitetet si nëpër fshatra ashtu edhe në qytet, që mbeturinat të largohen nga ambientet shkollore dhe rreth tyre, por edhe nëpër lagje të ndryshme, duke bërë që thirrja për pastrimin e Kosovës dhe Gjilanit të jetë një thirrje praktike dhe e menjëhershme.
Për ndryshe, inspeksioni komunal paralajmëron të gjithë qytetarët dhe operatorë të ndryshëm, që nëse kapen duke hedhur mbeturina, do të marrin dënime të larta të cilat do të shqiptohen në vendin e ngjarjes.