Futboll

Gjilani – Reprezentacioni i Çamërisë, ky është rezultati

Gjilani dhe Reprezentacioni i Çamërisë në futboll janë përballur në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, të cilën e ka fituar ekipi vendas me rezultat 4:1.

Fillimisht janë intonuar Himni i Çamërisë dhe ai Kombëtar, kurse të pranishëm në këtë ndeshje kanë qenë edhe përfaqësues nga Çamëria, të cilët i janë drejtuar publikut.

Arben Arkaxhiu,president i Federatës së Futbollit të Çamërisë, ka përshëndetur të pranishmit në emër të Arben Lotos, president i Camërisë dhe ka theksuar se kjo ndeshje duhet të shërbejë për lidhjen e marrëdhënieve miqësore në mes shteteve tona.

Elena Kosaqi, përfaqësuese Diplomatike e Republikës së Çamërisë, tha se aktet e tilla i bashkojnë shqiptarët dhe dëshmojnë se populli cam nuk është i vetëm, kurse Maringlen Koqiu, përfaqësues i Republikës së Çamërisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Selman Berisha, kryetar i Ballit Kombëtar të Kosovës, thanë se kjo është dëshmi se populli shqiptar gjithmonë i qëndron pranë njëri tjetrit.

Përbërjet e ekipeve:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Dubova, Halili, Magani, Hysa, Mustafa, Mucaj, Sadriu, Nika, Pepa. Luajtën edhe Kaqiu, Papuqi, Isufi, Ismajli, Kqiku, Hyseni, Ajeti. Trajner: Sedat Pajaziti.

Përfaqësuesja e Camërisë: Hajfatja, Koci, Spahiu, Gapi, Sguri, Mehmeti, Adili, Hida, Kruja, Alimadhi, Hoxha. Luajtën edhe Rrahimi, Malaj, Duraku dhe Doda. Kryetrajner: Arben Kasolli.

You Might Also Like