Viti

Mërgimtari Sali Avdullahu nga Debelldeu falënderon publikisht mjeket e QKMF-që në Viti që i shpëtuan jetën !

   

Përmes një statuti të tij që ka bërë në facebook mërgimtari Sali Avdullahu nga Debelldeu me vendbanim në Viti e përkohësisht me punë në Zvicër, ka falënderuar mjekët e QKMF-së në komunën e Vitisë për punën profesionale të personalit mjekësor në  trajtimin që i kanë bërë  gjatë përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ditë më parë.

Sipas  Sali Avdullahut, profesionalizimi i mjekëve shëndetësore dhe  sjelljet  korrekte të tyre e kanë mbushur me optimizëm atë. Tutje ai shprehet se :

 

“Unë kisha alergji pas kafshimit të bletës dhe isha në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi kujdestar aq ishte profesionale dhe e kujdesshme në të gjitha aspektet saqë u mbusha me shpresë se vërtet kemi njerëz të zot qê e duan këtë vend.

 

Po dua ta falënderoj ekipin që me kujdesin më të madh më shpëtuan jetën, si dhe stafin menaxherial të QKMF që janë të përkushtuar në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Tutje ai ka falënderuar edhe kryetarin e komunës së Vitisë z Sokol Haliti si dhe udhëheqësin e Drejtorisë për shëndetësi dhe shërbime sociale për të gjitha investimet që ka bërë në shërbimet shëndetësore.

 

 

Ky është  statusi i tij i plotë:

 

 

”Po shkruaj me një arsye .Kohëve të fundit jemi mbushur me lajme e ankesa nga më të ndryshmeve për shërbimet që marrin qytetarët në shërbimet publike, si në arsim, polici, administratë e shëndetësi.Unë do të shkruaj për një përshtypje mbresëlënëse në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ku isha për të marrë shërbim shëndetësor para dy dite me datë 11.02.2019 rreth orës 18.00 .Unë kisha alergji pas kafshimit të bletës dhe isha në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Ekipi kujdestar aq ishte profesionale dhe e kujdesshme në të gjitha aspektet sa që u mbusha me shpresë se vërtet kemi njerëz të zot qê e duan këtë vend. Po dua ta falënderoj ekipin që me kujdesin më të madh më shpëtuan jetën, si dhe stafin menaxherial të QKMF që janë të përkushtuar në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

Në fund një falënderim edhe për kryetarin e komunës së Vitisë, i cili me investimet në shërbimet shëndetësore ka bërë të mundur trajtimin më të shpejtë dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët.Me respekt Sali Avdullahu./ Aziz Zuka

You Might Also Like