Futboll

Rikthehet në udhëheqësi të FC Drita

Për një kohë të gjatë kishte qenë në kryesi të KF Drita, por ishte larguar për një kohë. Fisnik Kërçeli ka vendosur që të jetë pjesë e skuadrës në udhëheqjen e saj.

Siç ka theksuar Kërçeli, për rikthimin e tij I falënderohet pronarit të klubit, Valon Murseli, I cili atij I ka dhënë besim të plotë që të kthehet në FC Drita dhe të kontribuojë në të mirë të këtij klubi.

“Unë dua t’u siguroj se angazhimi im do të karakterizohet me punë, përkushtim dhe përgjegjësi dhe bashkë me “Intelektualët” t’a bëjmë Dritën një klub evropian dhe skuadër elite në futbollin kosovar”, ka thënë Fisnik Kërçeli.

You Might Also Like