Gjilan

Rrënohet objekti i Agjencionit Pyjor

Kjo ndërtesë i jepte pamje të zymtë shkollës së re të ndërtuar, por tashti si duket kjo do të jetë e kaluar, ngase rrënimi ka nisur këtë të enjte.

Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) më në fund ka lëshuar pe. Në Gjilan ka nisur rrënimi i objektit të Pylltarisë, një shtëpi njëkatëshe para së cilës me vite të tëra ka qëndruar një roje, e cila ruante këtë objekt jofunksional bashkë me një kamion të vjetur e vetura të avarisura, të gjitha këto pjesë e Agjencionit Pyjor në Gjilan, i cili tash e sa kohë e ka ndërruar lokacionin. Skaj kësaj prone është ndërtuar gjimnazi i ri, në vlerë mbi 2 milionë euro, por ky objekt e kishte hyrjen të bllokuar.

Pikërisht tashti, kur u bë funksional Kompleksi i Shkollave të Mesme, ka nisur edhe rrënimi i këtij objekti, për të cilin disa herë është thënë se do të privatizohet.

Kjo ndërtesë i jepte pamje të zymtë shkollës së re të ndërtuar, por tashti si duket kjo do të jetë e kaluar, ngase rrënimi ka nisur këtë të enjte.

 

 

You Might Also Like