Futboll

Drita mbetet pa trajner

Katër humbje radhazi për FC Drita kanë qenë arsye e mjaftueshme që kryetrajneri i deritashëm Sedat Pajaziti, të ofroj dorëheqjen. Kupa u mbush pas humbjes ndaj Hajvalisë me rezultat 0:1, e cila u përjetua rëndë.

Në një njoftim të FC Drita është thënë se pas përfundimit të ndeshjes FC Drita – Hajvalia, është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e kryesisë së klubit dhe shtabit teknik të Dritës.
Në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e kampionatit dhe shkaqet për formën jo të mirë të klubit.
Andaj si pasojë e këtyre rrethanave kryetrajneri Sedat Pajaziti i ofroi dorëheqje të parevokueshme kryesisë.
Kryesia në mirëkuptim të plotë dhe në konsultim me presidentin e Klubit Valon Murseli dhe drejtorin Feti Murseli,  të cilët janë jashtë vendit, vendosën unanimisht t’a pranojnë dorëheqjen e trajnerit.
Klubi FC DRITA e falënderon Sedat Pajazitin për bashkëpunimin dhe i uron suksese në të ardhmen.

 

You Might Also Like