Futboll

Erlis Xhemajli nënshkruan kontratë profesionale me Gjilanin

✍️ 𝐄𝐫𝐥𝐢𝐬 𝐗𝐡𝐞𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞

Sport Club Gjilani njofton se ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Erlis Xhemajli.

Xhemajli, i cili prej kohësh i është bashkuar ekipit të parë në seancat stërvitore tashmë ka ‘firmosur’ për tri vite me klubin.

Ai ka debutuar me ekipin e parë në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Karagandit.

Njëherit është edhe reprezentues i rregullt i moshave 19 vjeçare në Përfaqësuesen e Kosovës.

Klubi i uron shumë sukses Erlisit në vazhdim, drejt ngritjes profesionale dhe avansimit të tij si futbollist.

You Might Also Like