Gjilan

Rrethrrotullimi prapa kombinatit të duhanit do ta shkarkojë qarkullimin prej zonës së parë të qytetit

Gjilan, 1 qershor 2019 –  Komuna e Gjilanit po vazhdon projektin e hapjes së rrugëve të reja me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve.

Gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në ndërtimin e rrethrrotullimit tek ish Shoqata e Gjahtarëve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, tha se  kjo është nyje krejt e re, e cila do ta shkarkojë qarkullimin e qytetarëve prej zonës së parë të qytetit.

“Kjo nyje shkarkon infrastrukturën në qytet dhe e lidh rrugën prej Stacionit të Autobusëve, Rrugën e Ferizajt dhe lagjen  Arbëria, Rrugën e Kumanovës në drejtim të varrezave të qytetit, stadiumit të ri,  parkut të fëmijëve dhe palestrën e qytetit. Kjo është nyje krejt e re, e cila do ta shkarkojë qarkullimin e qytetarëve prej zonës së parë të qytetit”, ka deklaruar kryetari Haziri.

“Është investim krejtësisht i Komunës dhe kjo nyje parashihet t’i jap imput kombinatit të duhanit që tash është sektor privat dhe kësaj zone të “Arbërisë” që e kemi në trajtim. Është njëri prej investimeve strategjike që Komuna është duke e realizuar dhe shumë shpejtë do të bëhet inaugurimi i punimeve”, ka shtuar Haziri.

You Might Also Like