Para tri vjetësh, pikërisht në vitin 2013, erdhi kumti se vdiq nga një sëmundje e pashërueshme Prof. dr. Fadil Sylejmani, një gjuhëtar, pedagog, studjues dhe themelues i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Siç dihet, njerëzit e mëdhenj e të mirë, nuk e jetojnë gjatë jetën e “tjetër” të tyre. Ata e japin kontributin e tyre dhe “ikin” në përjetësi. Por, prapw ata mbetën të pavdekshëm. E pavdekshme mbeti vepra e Prof. dr. Fadil Sylejmanit. Ajo sot shkëlqen dhe jeton e “gjallë”.
E dr. Fadil Sylejmani ishte një njeri më i veçantë nga të kolegët tjerë, sepse ai do të mbahet në mend, në radhë të parë si njeri, si themelues të Universitetit në Tetovë dhe, ai do të mbahet në mendje të shumë studentëve në Universitetin e Prishtinës, i cili ishte një dijetar i madh i shkencës së Albanologjisë dhe ligjëroi bukur lëndën e Morgologjisë.
Edhe autori i këtyre radhëve e pati profesor, tek i cili pashë një njeri të urtë, të pasur me dije, i afërm me njerëz të rinj e të tjerë, por edhe shumë ekskpeditiv në punë. Ishte i tëri dijetar i rrallë i shkencës së Gjuhësisë shqiptare. I pati hije fjala, por i pati hije edhe qëndrimi i tij prej pedagogu. Ai vinte në ligjërata ashtu modest. Na përshëndette, por edhe ne e nderonim përherë kur mbante mësim në katedrën e Albanologjisë së Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Atë kohë, ai ishte në cilësinë e asistentit të dr. Latif Mulakut. Por, gjatë mësimeve, herë-herë i qeshej kur dëgjonte për format që nuk ishin të drejta. Reagonte shpejt dhe aty për aty mbette duke sqaruar “problemet” e trajtave të morfologjisë. E respektonim, se ishte punëtor i madh dhe i pa lodhur. Vinte dhe shkonte gjithmonë i buzëqeshur. I kishte hije qanta e mbushur me libra, por edhe figura e tij prej profesorit të merituar të katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Mësojmë se, dr. Fadil Sulejmani u lind më 5 dhjetor të vitit 1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe, e kreu në Prishtinë.
Studimet pasuniversitare për magjistraturë i kreu në Beograd dhe doktoroi në Prishtinë për shkencat Filologjike. Dhe, jo vetëm kjo. Dr. Fadil Sylejmani, tash i ndjerë, ka filluar të punuojë fillimisht si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në fshatin Obiliq afër Prishtinës dhe 2 vjet pas punoi si profesor i Gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës. Po ashtu, ai në vitin 1971, filloi si pedagog i rregullt në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku punoi deri në vitin 1994. Në vitin 1994-95 u avancua në cilësinë e profesorit ordinar për shkenca filologjike, po në këtë Universitet.
Po ashtu, dr. Fadil Sulejmani është autor i mbi 10 veprave dhe mbi 200 artikuj në revista shkencore e periodikë. Ai më shumë ka kontribuar në fushën e fonetikës dhe të drejtshkrimit, në fushën e gramatikës dhe të leksikologjisë, në fushën e dialektologjisë dhe të etnologjisë. Dhe, jo vetëm kjo. Ai sot na mungon, por vepra e tij do të jetë përgjithmonë e “gjallë” tek ne. Ajo sot po e ndrit figurën e tij prej njeriu të dijes e të kulturës shkencore. Dr. Fadil Sulejmani është ndarë
nga jeta në moshën 73 vjeçare. Pra, tash e një vit. Një vit pa te, pa profesorin e nderuar, pa shkencën e dijes dhe pa pedagogun e mirëfilltë të Albanologjisë. Nuk do t’i harrojmë disa fjalë të tij, të cila, jo vetëm sot, por edhe nesër do të jenë një udhërrëfyes i jetës sonë. Vetëm njeëzit e ditur e thonë të vërtetën e jetës.
E, dr. prof. Fadil Sylejmani, në një rast, pati shtuar:“Mos kujtoni se isha mes jush. Më kujtoni se ç’bëra për ju! Nuk dua as fjalë e dekorata apo shtatore. Dua që këtë tempull të dijes ta lartësoni në diell drite për tokën arbërore!” Kjo ka vend. Kjo qëndron dhe është filozofia e jetës. Ai ishte një njeri filozof, njeri që e deshi jetën, por ishte edhe shkencëtar i dijes, i cili çdo ditë jepte artikuj më të ndryshëm për fushën e gjuhësisë e për fusha të tjera të kësaj natyre. Edhe Remzi Mehmedi, duke ndjerë dhembjen për mungesën e profesorit në fjalë, ka shtuar: “ Punët e mëdha në fillim nisin si ide të përbashkëta të pak bashkëmendimtarve, merren në dorë nga të guximshmit, marrin vulën e rëndësisë nga kundërshtarët dhe realizohen nga ndihma e të gjithë atyre që ja duan të mirën kombit”.
Ishte fjala e themelimit të Universitetit të Tetovës, që u shëndrrua në strumbullar të vërtetë të dijes dhe edukatës së shqiptarve të kësaj ane. Ai shton edhe këto fjalë të dhimbjes: “Falenderime për këtë meriton gjithësecili që ka dhënë qoftë edhe kontributin minimal, mërgimtarë, biznesmenë, popull arsimdashës, rektorë, profesorë e studentë, por në veçanti z. Fadil Sylejmani, qoftë i përjetshëm kujtimi për të”. Fran Tanushi, nje vendas i tij, pos tjerash, shton për F. Sylejmanin: ”Megjithëse nuk më ishte mësimdhënës. Jo rrallë herë në takime (F. Sylemani) më rrëfente, (nga njëherë edhe më përsëritje…) Fillet e rrugëtimit të tij, nga bariu i Bozovcës së Sharrit e gjer në kohën kur në e preknim, vitet e fundit të tetëdhjetave.. Takime të ngrohta në ambientet e po një malësori tjetër (po) Bozovcas në Prishtinë. Ndjesë pastë.., i thjeshtë në ndej dhe vizionar për të ardhmën…Lavdi dhe nderim veprës dhe jetës se tij!” Fadil Curri, një krijues, ka shtuar: “Ai njeri që i ndihmon rrethit të vet të lindjes, vetvetiu i ndihmon edhe kombit.
Shembulli i dr. Fadil Sulejmanit e dëshmon këtë bindje. Studimet gjuhësore për të folmen e Tetovës, janë abetare e linguistëve të ardhshëm të gjuhësisë e të dialektologjisë. Me hapjen dhe udhëheqjen e Universitetit të Tetovës, ai i dha frymë zhvillimit të dijes, artit dhe krijimit të klasës së re udhëheqëse jo vetëm në këtë Republikë, por edhe në trojet tjera shqiptare. Prandaj, ky hero i dijes dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm shqiptar. Ai meriton më shumë nderim nga populli, intelektualët e hulumtuesit e fushave të dijes. Thesari studiues që la pas një njeri është i pavdekshëm.
Albanologjinë e pati përditshmëri me gradë të patundshme tej jetësore, shembull si duhet të jetë profesori Universitar, i cili studentëve të tij u jepte dije në kokë, e jo diploma të pameritueshme në kafenë. Atlasi albanologjik i trevave shqiptare pa këtë gjuhëtar do të ishte i mangët. Do të rrezatojë edhe pas vdekjes albanologjikisht. Sot ndihet mungesa e madhe e tij kudo”. Ilirida Ismaili, duke ndjerë dhembjen për profesorin e nderuar, dr. F. Sylejmanin, ajo thotë se, gurethemeltari i parë i Universitetit të Tetovës ishte ai.
“Edhe pse u ballafaqua me apartehejdin sllav, tërë kohën , kur as një hap prapa nuk u tërhoq nga idealet e tij kombëtare për t’i bërë dritë “ILIRIDËS ME TEMPULLIN E DIJES” që e mori emrin Univërsiteti i Tetovës . Të qoftë i i lehtë dheu aty ku të pushojnë eshtrat, F. Sulejmani. Sepse vepra e tij u bë e pavdekshme. Nderim i përjetshëm i qoftë nga mbarë kombi shqiptar!” Një ish student, shton: “E pata pasur profesor të dyfishtë të nderuarin Sylejmani. Në një rast pata deklaruar se personalitetet që bën më së shumti për shqiptari, janë pikërisht profesorët të nderuar: Anton Qetta dhe Fadil Sylejmani. Ipari më i njohur për veprën e bërë nga opinioni kosovar, pra pajtimn e gjaqeve ndër shqiptarë, derisa profesor Sylejmani për themelimin e Universitetit të parë shqiptar në Maqedoni, Tetovë.
Për të qenë dhimbja edhe më e madhe me t’u djegur shtëpia, nga lufta u dogjën edhe ai numër modest librash me gjithë dokumentacionin tim nga e kaluara ime si nxënes, student dhe punëtor arsimi. E ndiej vehtën të vogël dhe të padenj të shkruaj për këtë kolos kombëtar dhe do të përfundoj duke i ngushëlluar familjen, miqtë ish nxënësit dhe studentët e tij si dhe kolegët. Lavdi për jetë e mot!”
Na ishte njeri që rrallë i lind natyra të tillë heroj të punës e të çështjes sonë kombëtare. Ky ishte dr. Fadil Sylejmani, i cili gjithmonë do të përkujtohet dhe do të nderohet nga e gjithë masa shqiptare kudo që jetojnë e veprojnë. /Tefik Selimi