E ardhmja vazhdon të ndërtohet me talentet tanë!
Me shumë kënaqësi njoftojmë se talentet e klubit tonë, Kejsan Mavriqi, Mal Devaja dhe Lir Jusufi, do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës së parë të KV Drita Meshkujt edhe për sezonin e ri.
Këta lojtarë të rinj kanë treguar përkushtim, disiplinë dhe potencial të madh, duke fituar besimin e stafit dhe vendin e tyre në ekipin e parë.
Vazhdimësia e tyre është dëshmi e punës së mirë dhe investimit në gjeneratat e reja të klubit.
KV Drita Meshkujt vazhdon të ndërtojë të ardhmen mbi talentin vendor, me synime të qarta për suksese edhe më të mëdha në sezonin që na pret!





