U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa
Komiteti për Politikë dhe Financa ( KPF) , nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt.
Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika të rendit të ditës:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e raportit të komisionit për përgatitjen e draft-dokumentit për ndryshim-plotësim të Statutit të Komunës së Vitisë, me nr. 01-013/491, të datës 21.04.2011.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a. (KEDS) në Viti, për vendosjen e trafove elektrike.

Informatë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për Manifestimin Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”.
Kurse, jashtë rendit të ditës, u shqyrtuan edhe:
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për plotësimin e vendimit nr. 01-110/05 381, të datës 31.03.2026, për miratimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes Komunës së Vitisë dhe Komunës së Saint Julien en Genevois – Francë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026. Aziz Zuka