Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt!
Pas triumfit në kategorinë U18, për herë të parë në histori të klubit skuadra jonë shpallet kampione edhe në kategorinë U20, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin që po ndërtohet çdo ditë në klubin tonë.
Në një finale spektakolare dhe plot emocione ndaj KV Prishtina, djemtë tanë arritën fitore me rezultat 3-2 në sete, duke treguar karakter të madh dhe shpirt luftarak deri në pikën e fundit.
Kjo fitore është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit që besuan deri në fund.
Krenarë me djemtë tanë që po shkruajnë histori për klubin tonë! 

Urime të gjithëve për këtë sukses të jashtëzakonshëm, e ardhmja është e DRITËS!





