Futboll

Gjilani shënon fitore me vlerë ndaj Dritës kampione

Në ndeshjen derbi, Gjilani në cilësinë e mysafirit ka mposhtur Dritën me rezultat 0:2 dhe praktikisht i ka ikur barazhit, derisa Drita dy javë më parë kishte siguruar titullin kampion dhe pa ngarkesë ka hyrë në këtë ndeshje, në të cilën edhe ka festuar titullin kampion.

Gjilani ka ardhur në epërsi që në minutën e tretë kur pas një gjuajtje nga këndi që e dha Armend Thaqi, topi erdhi te Morina, i cili gjuajti drejt portës e me kokë topin e devijoi Blerim Krasniqi sa për të mashtruar Faton Malokun dhe topi u fut në rrjetë për 0:1.

I njëjti lojtar u tregua sërish i rrezikshëm kur pas një kundërsulmi të shpejtë të Gjilanit në minutën 7, Blerim Morina pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por gjuajtja e tij e fortë për pak shkoi mbi portë. Te Gjilani Rrahmani ka provuar në minutën 12, por topi ka shkuar drejt e në duart e portierit Maloku e në sulmin vuijues, një minutë më pas Drita ka patur rast të shënojë, por Dabiqaj gjuajti mbi portë.

Gjilani që ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë pati rast edhe në minutën 23, pasi Armend Thaqi shpërtheu nga e djathta, u fut në brendi e gjuajti, por mbrojtja e Dritës shmangu rrezikun mu te vija e portës.

Rasti i fundit në pjesën e parë ishte në minutën 44, kur Basha nga largësia tentoi të befasojë Malokun, por portieri i Dritës është kthyer me kohë në portë dhe shmangu rrezikun, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:1.

Në minutën 63, pas një sulmi të shpejtë të Gjilanit dhe rënies së mbrojtjes së Dritës, nga lartësia topi erdhi deri te Basha, i cili për mrekulli asistoi për Rrahmanin, i cili nga afërsia me një gjuajtje të saktë shënoi për rezultatin 0:2.

Drita mundësinë më të mirë në pjesën e dytë e pati në minutën 78 nëpërmjet Veton Tushësm por gjuajtja ballore e tij për pak përfundoi mbi traversën e Kolajt.

Në minutën 80 Sabit Bilali ka mundër të shënojë për Gjilanin, kur mirë është shërbyer në të majtë, por gjuajtja e tij përfundoi për pak mbi traversën e Faton Malokut.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe Gjilani me plot meritë shënoi fitore. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like