Gjilan, 23 qershor 2019 – Inspektorati i Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me KRU Hidromorava dhe në asistim të policisë së shtetit, po vazhdojnë inspektimet në terren, në qytet dhe në fshatra, për të parë nga afër zbatimin e vendimit të kryetarit Haziri sa i përket kufizimit të përdorimit të ujit të pijshëm.
Deri tani, qytetarët e Gjilanit po i përmbahen këtij vendimi, duke mos e hasur asnjë rast të përdorimit të ujit të pijshëm për kopshte, oborre dhe nga autolarjet, i cili vije nga Penda e Përlepnicës.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka falënderuar qytetarët e Gjilanit që po i përmbahen apelit dhe vendimit të tij për kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm, duke kërkuar që ky lojalitet i gjilanasve të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk e respektojnë këtë vendim. Gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda, deri në 300 euro”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, më 14 qershor ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm për shkak të rënies drrastike të niveli të ujit në pendën e Përlepnicës.