Klubi i Hendbollit Drita ka shënuar fitoren e parë në fushë të vet, duke e mposhtur ekipin e Drenicës me rezultat të thellë 44:30. Ekipi që drejtohet nga Agim Shkodra ishte më i mirë në çdo element të lojës, andaj që nga çastet e para të ndeshjes, fitorja e Zhegrës asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje.