“Breznica në rrjedhë kohe” është libri më i ri i autorit Mr. sc. Avni Behluli, libër ky që sapo ka dalë ngë shtypi.
Libri i Avni Behlulit është i një rëndësie të veçantë, pasi flet për një pjesë të territorit tonë, padrejtësisht të mbetur nën administrimin e Serbisë. Siç thekson edhe vetë autori, arsye e vetme që e kishte shtyrë të shkruaj këtë libër ishte dashuria e autorit ndaj vendlindjes dhe të parëve të vet dhe se ai beson se ky libër do t’u shërbejë gjeneratave të ardhshme dhe se ai ka bërë vetëm një hap për studiuesit e ardhshëm. Autori ka hedhur themelet, duke ua bërë me dije lexuesve të kaluarën e të parëve të tyre, me qëllim që te lexuesi të ngjall dashurinë ndaj atdheut e vendlindjes.
Libri është i ndarë në pesë kaptina, në të cilat autori ka shkoqitur momentet më interesante . Ai nis me Brenznicën nëpër rrjedha kohe, duke nisur që nga themelimi i saj, duke mos lënë pa prekur çdo pore të jetës e personalitete që e kanë karakterizuar këtë fshat dhe rrethinën. Në këtë libër autori Avni Behluli paraqet edhe gjeonologjinë – trungun familjar të familjeve të kësaj ane, kurse libri si i tillë është me rëndësi për studiuesit e rinj, ngase përpos që është një libër vuliminoz e me të dhëna të shumta, ai është i pasuruar edhe me shumë fotografi.
Mr. sc. Avni Behluli, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë edhe promovimin e këtij libri. Ai në opinionin tonë është i njohur si artist i artit pamor – skulptor i njohur, pjesëmarrës në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit, kurse për kontributin e tij ai ishte shpërblyer disa herë.