Heset Zymberi

Sonte
Heset Zymberi
Sonte
nuk i numëroj yjet.
Ty jam duke të pritur.
Nën lisin e vjetër
hija më njeh më mirë
se drita.
E era sjell një emër
që nuk e thërret askush,
pos kjo zemer.
Nëse vjen,
mos fol.
Heshtja i di
të gjitha rrugët e kthimit.
Sytë e tu
le të jenë dritë mbi gurët
që vitet lanë mes nesh.
Malli
nuk është plagë.
Është një lumë
që nuk mësoi kurrë
të rrjedhë larg.
Shiu
le të lajë harresen,
por, jo edhe kujtimet.
Po të dalë ylberi,
le të mos na ndajë qiellin,
por ta afrojë.
E nëse mali dridhet,
nuk do të jetë nga stuhia.
Do të jetë
nga dy zemra
që u njohën dikur
dhe nuk e harruan
udhën për te njëra-tjetra.





