Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, ku si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën dhjetëra qytetar e qindra të tjera janë lënduar, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapara për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.
Me këtë vendim, anulohen gjitha programet kulturo artistike, sikur edhe seanca solemne e Kuvendit Komunal. “Bashkëndiejmë dhembje me vëllezërit tanë në Shqipëri.
Tërmeti fatal që morri jetën e dhjetëra qytetarëve dhe qindra të lënduarve, na ka prekur thellë të gjithëve, andaj Institucionet komunale të Vitisë, posaçërisht njësia e Zjarrfikës në Viti, është mobilizuar dhe është në gjendje gatishmërie për çdo nevojë të kërkuar për të ndihmuar banorët e shtetit shqiptar”, është shprehur kryetari Haliti.
Ai po ashtu ka theksuar se janë në koordinim me të gjitha instancat për organizim dhe përgjigje sa më të shpejt të ndihmesës dhe mbështetjes së familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Aziz Zuka